Foto ilustruese

Përfundonte në 31 dhjetor, shtyhet për herë të dytë rivlerësimi i pronave

10 Dhjetor 2020, 08:09| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 08:16

  • Share

Shtyhet sërish rivlerësimi i pronave me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rivlerësimi i pronave të paluajtshme kishte afat deri më 31 shtator 2021, por është shtyrë për herë të dytë, pas shtyrjes që iu bë fillimisht në shtator.

Shkak për këtë shtyrje është bërë pandemia COVID-19, pasi gjatë më shumë se dy muaj karantinë procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

Më herët Report Tv duke iu referuar burimeve raportoi se rivlerësimi i pronave do të shtyhet me 3 muaj. 

Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Ky proces ka nisur javën e dytë të muajit shkurt të këtij viti dhe pritej të mbyllej në 30 shtator. Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë 50 mijë pasuri, dhe që efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?