Miroslav Lajçak

Përfundon takimi me Kurtin, reagon Lajçak: Do analizoj komentet e tij dhe Bislimit e do u'a dërgoj shteteve anëtare të BE-së

30 Janar, 18:42
  • Share

1706636474_kurti.jpg

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reaguar së fundmi duke treguar se çfarë ka folur me liderët e vendit gjatë vizitës së tij të sotshme në Kosovë.

Ai ka thënë se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.

“Për të diskutuar dhe sa proges mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje, e dini se falë dialogut kemi pasë rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Lajçak ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.

“Kishim një marrëveshje nga shkurti-marsi i vitit të kaluar që i bie se më nuk duhet të jetë pyetja se çfarë apo si duhet të bëhet, sipas meje, pyetja është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj, natyrisht kur më pyesi mua them të fillojmë sa më shpejtë të fillojmë pa vonesa”, tha Lajçak.

Ndër tjera, ai ka shtuar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

“Unë me ato çfarë kam biseduar me liderët këtu dhe në Serbi të gjitha i kam marrë, do t’i analizoj informacionet dhe do t’i informojë shtetet anëtare të BE-se dhe lidershipin atje, mendoj se normalizimi duhet të vazhdojë sepse sjellë benefite në të mirë të njerëzve këtu”, tha Lajçak.


Lajmi kryesor:

Lajçak në Kosovë takon Kurtin për dinarin: S'ka hetim të BE-së për Banjskën! Takon dhe Osmanin


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?