Përfundon takimi i liderëve europian me Zelenskyn! Pritet të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi

16 Qershor 2022, 15:53| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:54

  • Share

Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, thotë shefi i zyrës presidenciale në Kiev.

"Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar," shkroi Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai shtoi se Presidenti Zelensky u dha homologëve të tij një "paketë të plotë" propozimesh sanksionesh kundër Rusisë.

"Ne duhet të rrisim presionin mbi agresorin, dhe të punojmë për paketën e shtatë të sanksioneve me një embargo gazi," shkroi Yermak.

Pritet që liderët të dalin në një shtypi pas takimit.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?