Përfundon takimi i Hotit me Vuçiç, kryeministri i Kosovës: Kemi bërë progres, besojmë te partnerët ndërkombëtarë

16 Korrik 2020, 20:14| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 21:14

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar rreth 4 orë takim në Bruksel të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi special për dialog, Miroslav Lajcak dhe shefi i tij Përfaqësuesi i Lartë spanjolli Borell duke shënuar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha për mediat se u arrit progres dhe se diskutimi ishte i nivelit politik. Hoti tha se në javët e ardhshme pritet detajimi i çështjeve, ndërsa beson tek mbështetja e ndërkombëtareve. Ajo që kërkohet në bisedime tha Hoti është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës, por mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, tha Hoti.

Para nisjes se takimit përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell tha se pret që të ketë diskutime konstruktive. “Unë jam shumë i lumtur të shoh që BE ka marrë drejtimin e këtij procesi”, është shprehur Borrell.

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 17/07/2020 21:47

    Mendoj se shkurja ne bisedime me serbine nuk ka alternative por ksaj here hoti eshte dashur ta anuloje kete takim dhe ta kushtezoje me lirimin e presidentit ose te pakten te pritej deri sa te kthehesh presidenti, e poashtu eshte dashur te mos shkoj i vetem ne bruksel, te pakten se eshte dashur ta beje te konsultohej me partite politike dhe me njohes te qeshtjes kombetare,ky takim keshtu siq ishte i ngjante ekipit kur millosheviqi caktonte se kush duhet ta perfaqeson kosoven,hoti api kushdo tjeter ne LDK per vuqiqin dhe serbine eshte "nashi".

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 17/07/2020 10:41

    Fjala jote kryeminister se, keni besim te dy ndrmjetesuesit e BE "n'vesh te Zotit",Ku mbeshtet besimin te dy personalitet qe, jo se nuk na njohen pavaresine e shtetit te fituar me mund,gjak e jeta njerezish,Por, edhe propoganduan kunder shtetesise dhe pavaresise se Kosoves.realisht e praktikisht dje Hoti ishte ne perball tre kundershtarve politik,shteteror e kombetar.

    Përgjigju
  • Iris: 17/07/2020 00:12

    Progres kane bere nder vite ne bisedime dhe Palestina me Izraelin po ama ,Akoma se njohin shtetin e njeri-tjetrit.Kini kujdes mos futeni ne nje qorsokak pa fund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?