Trajneri italian Gennaro Gattuso

Përfundon shpejt aventura e Gattusos, Marseille vendos të largojë italianin! Gjendet pasuesi

19 Shkurt, 12:53| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:54

  • Share

Gennaro Gattuso nuk do jetë më trajner i Olimpic Marseille. Klubi francez ka vendosur të shkarkojë italianin pas humbjes 1-0 që pësuan të dielën mbrëma kundër Brestit.

Zgjat kështu më pak se 5 muaj aventura për ish-futbollistin e Milanit, i cili ka haur shumë vështirësi në karrierën si trajner. Ndërkohë Marseille po shikon disa opsione për ta zëvendësuar ku përveç Galtier, ish-trajnerit të Paris SG, më favorit është Jean-Louis Gasset.

Marseille pas 22 javësh kampionat në Ligue 1 pozicionohet në vendin e 9 me 30 pikë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?