Përfundon rindërtimi i rrugëve në Myzeqe, Rama: Lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe e prodhimeve! Qytetarët: Na hoqe çizmet! Braçe me 2 maska për mbrojtje ndaj COVID (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 13:28| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 19:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Lushnje, me rastin e përfundimit të rindërtimit të të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë.

Rama ka thënë se tashmë do të lehtësohet plotësisht lëvizja e njerëzve dhe e prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vitet e fundit.

Një qytetar i është drejtuar kryeministrit i entuziazmuar duke i thënë se pas kaq shumë kohësh u ka hequr çizmet dhe i ka nxjerrë nga balta.

"I pari kokë e qeverisë që shkel sot në Myzeqe. Rrofsh që na hoqe çizmet dhe baltën", tha qytetari.

Gjatë takimeve me banorët, Rama u përball me një kërkesë nga një grua për orarin e mbylljes.

“Kam një kërkesë; kam kaq vite që vete te fruta perime në treg dhe ai orari meqë ishte pandemi, të bëhet sa më i shkurtuar, 6-8, që të mbarojmë punë shpejt të shesim edhe të mos rrimë kështu si tani, më të shkurtuar”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri u përgjigj “Halle halle kjo dynja, ca e duan më të gjatë, ca më të shkurtuar, hajde gjeje”. “Na hoqe çizmet” i tha një banor, referuar rrugës së re. Ecjen në rrugën e re të kryeministrit e shoqëroi e lehura e një qeni që nuk pushoi, ndërsa Rama bëri një batutë “Si s’u lodhe more, si s’u lodhe, cfarë e ke këtë?”, i tha ai të zotit.

Rama është shoqëruar në këtë inspektim nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili mbante 2 maska për t'u mbrojtur nga virusi.

Ora 14:23
Rama i jep 'leksione' nxënësit në Lushnje dhe bën kosh në fushën e basketbollit: Luaj se të ndihmon me reflekset

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnje në një shkollë qendër komunitare, e cila është rinovuar.

Në fushën e basketbollit të shkollës, Rama ka bërë një ndeshje të shkurtë me një nxënës ku dhe i ka dhënë leksione këtij të fundit si të bëjë një kosh. Ka qenë nxënssi ai që e ka provuar i pari të bëjë kosh por "dështuar". Më pas e ka provuar Rama i cili e ka hedhur topin menjëherë në rrjete.

Pas kësaj ai e ka ndihmuar edhe nxënësin që të shënojë kosh dhe në fund të bisedës i ka thënë që të luajë në mënyrë që të zhvillojë reflekset.

"Duhet të lozësh basketboll dhe së të ndihmon me reflekset e topit në ajër", tha Rama.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjigandi Edi Rama: 22/12/2020 19:03

    Bravo të qoft o GJIGANDI Edi Rama hec përpara qent le të lefin e jargaviten ti prap fiton e lylit llosh kosh ja bon. Hallall qumshti nonës mor burr.

    Përgjigju
  • Turi: 22/12/2020 15:34

    Bravo rama,,,vazhdo me pune ti,,ne kemi voten gati oer ty..

    Përgjigju
    • Bravo: 22/12/2020 22:43

      Bravo Edi e PS! Suksese!

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?