Përfundon puna për vijëzimin e sinjalistikës lineare në dy rrugë në Tiranë, Veliaj: Kujdes i veçantë për çdo rrugë

25 Qershor 2023, 11:42| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 11:45

  • Share

Rruga e Barrikadave dhe ajo “Fortuzi” në Tiranë kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së “Punëtorëve të Qytetit”.

Ata kanë bërë vijëzimin e sinjalistikës lineare në këto dy rrugë me metodën “Ghiocialate bikomponente” me efekt zhurmues.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë fotot pas përfundimit të punimeve duke theksuar se do të tregohet kujdes i veçantë për çdo rrugë të kryeqytetit.

“Faleminderit kolegëve të “Punëtorët e Qytetit” , që u kujdesën për vijëzimin e sinjalistikës lineare në Rrugën e Barrikadave dhe rrugën “Fortuzi” me metodën “Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues. Kujdes i veçantë për çdo rrugë”, ka shkruar Veliaj.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • çifti i lumtur: 25/06/2023 20:44

    O lali Eri edhe të dhamë votën edhe "n'a shkel me këmbë".. Para fushate nise rrugën Naim Frashëri dhe sigurisht u bë,por një pemë nuk mbollët,apo do prishet prap kur te mbillni ndonjë rrënjë !? Por ajo që ndryshoi më pas,është ajo që ëahtë pa sens dhe e papranueshme,në një rrugë me një kalim dhe që deri dje kishte të drejtë parkimi krahu i djathtë,pas shtrimit të rrugës,u hoq kjo e drejtë,pra parkimi edhe pse rruga mbetet me një kalim. Çfar do të thotë kjo!? Duhet t'ja vështirsoni patjetër jetën qytetarit o kryetar apo duhet t'ja lehtësoni,për çfar të zgjodhëm përsëri!? Në këtë rrugë nuk ka pothuajse garazhe se janë pallate të kohës 'dullës' ,atëherë si e ke menduar o zotri për jetën e këtyre qytetarëve,për bizneset në këtë rrugë,ku do i parkojnë makinat e tyre,kur dhe ashtu siç ishte nuk mjaftonte për parkim!? Nuk di se si në atë ambient të zgjedhurish nga populli,nuk ka arsyetime objektive dhe të triumfojë gjykimi i drejtë,por zejnë vend vendimet arbitrare ( unë flas për rastin në fjalë).

    Përgjigju
  • Piku: 25/06/2023 13:16

    Rruga nga Fresku te Thesari eshte shkaterruar plotesisht. U bene ca arnime para zgjedhjeve, qe me shume prishen pune.I lutem bashkise te vere dore se ne qe levizim me motora, sidomos, rreshqasim ne gure, rrezohemi ne gropa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?