Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve në dy nyjet kryesore te Rrugës së Dibrës në Tiranë

25 Maj 2023, 10:37| Përditesimi: 25 Maj 2023, 10:39

  • Share

Ekipi i Mirëmbajtjes dhe Sinjalistikës kanë vijuar punën për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e sigurisë në rrugët e kryeqytetit.

Ata kanë përfunduar realizimin e vendkalimeve të reja të këmbësorëve në dy pika kyçe të Tiranës.

Konkretisht është përmbyllur realizimi i vendkalimeve të këmbësorëve në rrugën e Dibrës, tek zona e Selvisë dhe tek zona e 9-katshëve.

Përfundimi i punës për vendkalimet e reja në këto nyje kyçe të kryeqytetit, përveçse shton sigurinë për këmbësorët, kompleton edhe një pamje estetike në rrugët e Tiranës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhixhi: 25/05/2023 15:18

    Paaa. Sa bukur. Keto vizat e bardha te bukura, brenda javes behen njesh me asfaltin nga zhuli, me qe "tirana eshte shume e paster".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?