Përfundon programi i Rindërtimit në Shijak, 665 apartamente gati për të pastrehët nga tërmeti

19 Mars 2022, 09:14| Përditesimi: 19 Mars 2022, 09:25

  • Share

Në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit në bashkinë e Shijakut, janë ndërtuar 665 apartamente. Me lagjen ‘Rilindja’, është përmbyllur edhe programi i rindërtimit në këtë zonë, ndërsa në gjithë 802 familje do të kenë një strehë të re. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet, nga pallatet e reja të ndërtuara.

‘Mirmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë.’- shkruan kryeministri Rama.

Në Shijak, në kuadër të projektit të Rindërtimit ishin parashikuar për tu ndërtuar konkretisht 31 pallate me 665 apartamente dhe afërsisht dhe mbi 720 banesa private.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 19/03/2022 10:12

    Lajm i bukur. I gezofshin e trashegofshin shtepite e tyre.te reja,te sigurta dhe te bukura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?