Kronikë

Përfundon procesi i regjistrimit fillestar të pasurive në Pogradec, hapet rruga për legalizimin dhe certifikimin e objekteve, Lame: Aplikoni në e-Albania

28 Gusht 2021, 20:23| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 20:32

  • Share

Kadastra Shqiptare ka lajmëruar se procesi i regjistrimit fillestar në Pogradec ka përfunduar.

Në këtë mënyrë i hapet rruga procesit të legalizimit dhe certifikimit të objekteve para viteve 91 si dhe objektet e reja të ndërtuara në këto 30 vjet. Janë 2919 pasuri në total, toka bujqësore që presin të pajisen me certifikatë pronësie pasi fermerët të kenë aplikuar për tu pajisur me certifikatën e pronësisë së tokës së përfituar me ligjin 7501.

Në këtë kuadër, Lame i ka bërë thirrje qytetarëve që nëpërmjet sistemit e-Albania ata të aplikojnë për të marrë në dorë sa më shpejt certifikatën dhe për ti dhënë më shumë vlerë pronës së tyre.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?