Përfundon procesi i votimit për kandidatët e PD, skualifikohet vetëm mjeku Andrin Tahiri

10 Tetor 2020, 23:07| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 07:37

  • Share

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të listës së kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se janë konfirmuar të gjithë kandidatët përveç mjekut toksikolog Andrin Tahiri, i cili është s'kualifikuar nga dega 3 e PD-së në Tiranë.

Ky proces ka patur disa surpriza, ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu është konfirmuar, por ka pasur 268 vota kundër tij. Sipas formulës që ka nxjerrë PD-ja, do të duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar. Sëbashku me Mziun pjesa tjetër e kandidatëve janë konfirmuar të gjithë. 


Lajmi kryesor:

Përfundon votimi brenda PD në Tiranë, skualifikohet vetëm një kandidat/ Konfirmohet Xhelal Mziu në Kamëz, por 268 demokratë votojnë kundër tij! Bastioni i PD bojkotoi procesin, pjesëmarrja më pak se 30%


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?