Kreu i Kadastrës Artan Lame në Lanabregas

Kronikë

Përfundon procesi i legalizimeve në zonën e Lanabregasit në Tiranë, problem mbeten 45 objekte që nuk kishin kryer vetëdeklarim

25 Shtator 2021, 14:45| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 14:48

  • Share

Procesi i legalizimit të banesave në Lanabregas të Tiranës, në këtë zonë kadastrale të Tiranës është përmbyllur. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga drejtoresha Rajonale Tirana-Rurale, Risena Xhaja, ishin në pranishëm në këtë zonë.

Ato bën të ditur se Kadastra Shqiptare përdori një metodikë të re në procesin e punës, duke e fokusuar vëmendjen për rreth 1 muaj në këtë zonë edhe përmes mbajtjes së një zyre të lëvizshme në territor gjatë gjithë kësaj periudhe.

Kjo sipas tyre u bë me qëllim që e gjithë zona të përpunohet në mënyrë shteruese dhe, nga ana tjetër, për të ndihmuar dhe asistuar qytetarët në të gjitha problematikat e tyre në çështjet e pronësisë. Pritet që në javët në vijim kjo eksperiencë dhe në vijim do të zgjerohet më tej, jo vetëm në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit.

Në rastin e Lanabregasit u mbyll procesi i legalizimeve për rreth 410 objekte, ndërsa ajo që mbeti problem për këtë zonë është prania e rreth 45 objekteve pa leje të identifikuara në terren nga ana e punonjësve të kadastrës, por që rezultojnë të mos kenë kryer vetëdeklarimin asnjëherë.

Në këtë çështje, drejtori Lame u shpreh para banorëve që vetëdeklarimi është hapi i parë dhe i vetëm që kërkohet nga banori për të shprehur vullnetin dhe dëshirën e tij për legalizimin dhe pa të cilin nuk mund të vijohet asnjë hap i mëtejshëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?