Përfundon investimi, 'Syri i Kaltër' bëhet me pedonale! Turistët e huaj: Transformim mahnitës i parkut

16 Prill 2022, 13:41| Përditesimi: 16 Prill 2022, 13:48

  • Share

Ndryshimi në Syrin e Kaltër është mahnitës. Këtë vit vizitorët do të gjejnë pedonale dhe korsi biçikletash, ndryshe nga vitet e tjera ku bukurinë e kësaj perle të natyrës zbeheshin nga rruga me pluhur dhe kaosi i parkimit të automjete.

Përmes një investimi të Ministrisë së Turizmit ka përfunduar rikualifikimi i parkut dhe pritet të inaugurohet brenda pak ditësh. Brenda parkut natyror nuk do të lejohet hyrja e automjeteve, ato do të parkohen rreth dy kilometra nga pika panoramike.

 Të parët që kanë filluar ta vizitojnë Syrin e Kaltër janë turistët e huaj të cilët vlerësojnë transformimin e parkut natyror.

‘Shqipëria është një destinacion që duhet vizituar patjetër. Riviera është fantastike por edhe vendet historike si Berati e Gjirokastra. Është shumë shumë bukur dhe njerëzit janë miqësorë, mund të dalësh pasditeve të takosh njerëz të mirë dhe të ndihesh shumë i sigurt dhe mendoj se e ardhmja e turizmit këtu në Shqipëri është shumë e mirë.’- u shpreh një turist.

‘Shqipëria është një vend i pazbuluar dhe duhet parë me patjetër. Ka ushqim dhe njerëz shumë të mirë dhe tashmë që e vizitova kam një tjetër përshtypje për Shqipërinë nga çfarë e kisha më parë. Syri i kaltër fantastik me ngjyrat e tij, do ta mbaj mend gjithë jetën.’- tha një tjetër.

‘Kam ardhur këtu me familjen, është shumë bukur... Ngjyra e ujit më pëlqen shumë.’- u shprehën dy turistë.

‘Pranvera është shumë e bukur këtu. Është një ndër udhëtimet më të bukura që kam bërë dhe do të kthehem sërish në Shqipëri.’- tha një vizitor.

Syri i Kaltër i konsideruar parajsë natyrore dhe perlë e turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, në Rrugën nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda. Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe e toka bujqësore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 17/04/2022 23:30

    po më mirë se të shkonte makina deri tek oazi, 2 km larg do qëndrohet e do parkohet. Po si nuk keni punë tjetër ju komentuesit vetëm ankoheni, nxirrni bishta, kurrë mos pavshi mirë. Ma merr mëndja s'keni qënë fare atje, vetëm o burra të fusim ca llogje kavaje e të flasim kodra mbas bregut. Kjo është lirija e fjalës? Të flasësh pa fakte? Po kurrë mos u kënaqshi...

    Përgjigju
  • Eva: 17/04/2022 10:16

    Masaker ekokogjike! Syri i kalter, bukuri e virgjer eshte betonizuar! Mund te ishin gjetur nje mije zgjidhje me prane natyres se kjo pacavure! Te huajt vijne per naturen jo beton! Shoqeri civile qe proteston per sheshin e Vlores dhe jo per gjera qe vlejne me shume!

    Përgjigju
  • Petrit: 16/04/2022 14:49

    Korsi bicikletash ? kjo eshte me te vertete pjese per humor.Nga Saranda per ne Syrin e Kalter me biciklete?

    Përgjigju
    • Hosteni: 17/04/2022 08:15

      Po cfare nuk eshte per humor ketu me vllai. Qekan mah itur turistet e huaj nga investimi!? Cudira qe nuk i shohin as ne vendet e tyre te zhvilluara, Rruge per te ecur ka bere rilindja dhe me shume gjasa kto turistet do jene cuditur nga cmimi qe do te vendose rilindja per te pare parkun. Ah dhe ne fund te dites kini parasysh se ja e pe ate bukuri kaq eshte, mund te besh dicka aty,! Hic! Idiotesira albaneze thjesht nje hotspot qe mund te ishte kufo dhe pas 10 min nuk ke cben fare, ndaj kthehuni me mire nga ana tjeter e malit nga Viroi se ka dhe liqen te pakten.

  • Laslld: 16/04/2022 13:50

    Koncensionin pse se permendni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?