Ministrja Belinda Balluku dhe zv/ kryeministri Erion Braçe në nënstacionin elektrik në Karavasta

Përfundon investimi në nënstacionin elektrik të Karavastasë! Balluku: Do kërkohet mbështetje tjetër në këtë zonë për transmetimin e energjisë

23 Shkurt 2021, 12:55| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 13:00

  • Share

Përfundon investimi për fuqizimin e kapaciteteve në nënstacionin elektrik të Karavastasë. Ky nënstacion elektrik furnizon disa hidrovojë.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku sëbashku me zëvendëskryeministrin Erion Braçen kanë inspektuar ndërhyrjet e realizuara.

Balluku thotë se nga ky investim 1 mijë banorë të zonës përreth do kenë cilësi më të mirë furnizimi me energji elektrike.

“Kur kemi ardhur ne në 2013 hy hidrovori, i cili është shumë i rëndësishëm pasi këtu shkarkohet dhe Lushnja e jo vetëm Fieri ishte e vjedhur. Ishte vjedhur në 15 metra lartësi. E kishin vjedhur ekspertë. Ekspertët që po iknin, i futën një të vjedhur. E kanë vjedhur në mes të ditës. Ne kaq kemi bërë, i kemi dhënë një burim të dytë kësaj zone” – tha Braçe.

Ndërkohë Balluku tha se do kërkohet mbështetje tjetër në këtë zonë që do të lidhen me linjat e transmetimit të energjisë.

“Do të kërkohet të ketë mbështetje të tjera në këtë zonë që do të lidhen me linjat e transmetimit të energjisë. Këtu ku jemi sot është një investim i OSHE  i nisur para disa kohësh dhe rezultatet e para i ka dhënë pas ditëve me shumë shi në të gjithë territorin e Shqipërisë. Investimi ka të bëjë me panelet e kontrollit dhe për të mos lejuar që të mos kemi përmbytjet që i kemi pasur në vitet e mëparshme”, tha Balluku.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?