Përfundon Festivali Ballkanik i Filmit në Pogradec, Fatos Baxhaku nderohet me titullin “Mirënjohja e qytetit” (VIDEO)

18 Shtator 2020, 17:54| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 19:22

  • Share

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec ka përfunduar. Organizatorët këtë sipar e ulën me një homazh për gazetarin edhe publicistin e ndjerë Fatos Baxhaku, i cili ka qenë edhe një ndër ideatorët e festivalit. Gjithashtu në nderim të tij, Bashkia e Pogradecit u akordoi familjarëve titullin “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin:"Për kontributin e tij në zhvillimin kulturor, artistik dhe promovimin e Pogradecit".

“Mirënjohje të thellë për Tosin, do të jetë në paqe edhe i qetë, sepse ka ditur të zgjedh miqtë. Eno dhe Greta nuk e lanë pas këtë edicion të festivalit dhe në këtë kohë të vështirë”, shprehet kreu i Bashkisë Berat, Ilir Xhagolli.

“Çmimi ishte një kthim i dashurisë për këtë qytet, një moment edhe gjest prekës. Ai e donte Pogradecin, si Pogradec për njerëzit e mirë edhe të dashur, që e mbanin qytetin bukur. Ai e donte qytetin me çdo gjë, figurat që ka nxjerr. Ka qenë një dashuri e thellë e tij”, shprehet Artur Baxhaku, vëllai i publicistit.

Edhe pse në kushte pandemie, Festivali Ballkanik i Filmit u zhvillua duke prezantuar për pesë net radhazi 40 filma artistikë.

Gjatë natës finale u ndalë 20 çmime, ku “Posta e zemrës” e dy regjisorëve turq u vlerësua, si filmi më i mirë. Ndërsa, "Njeriu i mirë" i Ergys Metës u vlerësuar me çmimin “Regjia më e mirë”.

Foto gjate dorezimit te titullit familjarëve të Fatos Baxhakut

Fatos Baxhaku

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?