Punimet për ndërtimin e ri të maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'

Përfundon faza e parë e ndërtimit të ri të maternitetit 'Mbretëresha Geraldinë'! Rama: Hap rrugën për investim në godinën qendrore

5 Janar 2023, 08:11| Përditesimi: 5 Janar 2023, 08:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga përmbyllja e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’. Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i ekzekutivit, shkruan se ky ndërtim i ri do të hapë rrugën për investimin në godinën qëndrore e cila sipas tij do të pësojë një rildinje arkitekturore për të ofruar shërbimin më të mirë për nënat dhe fëmijët.

“Mirëmëngjes! Dhe me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ricardo: 06/01/2023 15:28

    Vleresimet me te mira per njerezit e punes, kjo mbetet ne fund te fundit, fjalet i merr era !

    Përgjigju
  • keli: 05/01/2023 14:16

    Unikalitett dhe sa me shume suksese ne kete rruge

    Përgjigju
  • Ani: 05/01/2023 13:12

    Keni bere nje pune mjaft te mire dhe mese te domosdoshme

    Përgjigju
  • Armand: 05/01/2023 11:51

    Kto investime duhen jo llafe kot e mkot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?