Blloku i banesave në Kavajë

Përfundon blloku i dytë i banesave në Kavajë, Rama: Për të mos lënë vetëm as edhe një familje

27 Janar 2022, 10:10| Përditesimi: 27 Janar 2022, 10:11

  • Share

Në Kavajë ka përfunduar blloku i dytë i banesave të reja, të ndërtuara për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin e sotëm me pamje nga ky bllok i dytë i banesave në Kavajë.

 “Mirëmëngjesi me bllokun e dytë të banesave të reja në Kavajë, për të mos lënë vetëm as edhe një familje të prekur nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Programi i Rindërtimit përfshin një prej paketave më unike të investimeve në infrastrukturë, që do të vijojë me intensitet edhe gjatë vitit 2022, deri në strehimin e familjes së fundit që humbi shtëpinë nga tërmeti.

Qindra familje kanë përfituar deri tani shtëpi të re falas, ndërkohë që investimet janë shtrirë në rindërtimin e shkollave, kopshteve dhe infrastrukturës urbane të lagjeve të tëra të rindërtuara nga e para.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e 153 banesave në pallatet e reja familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drini: 27/01/2022 13:25

    Sa eshte kosto e ndertimit per nje m2?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?