Përfundon argjinatura në Juban të Shkodrës, Rama: Shmang rrezikun e përmbytjeve në Kuç e Vukatanë

17 Prill, 15:25| Përditesimi: 17 Prill, 15:42

  • Share

Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin.

Kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga investimi i përfunduar, shkruan se tashmë zgjidh tashmë rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë.

“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetëra banorëve gjatë periudhës së dimrit”, shkruan Rama.

Argjinatura me gjatësi 700 metra është ndërtuar plotësisht brenda 6 muajve. Ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?