Ish-numri 2 i OFL-së, Artan Shkëmbi

Kronikë

Përfundojnë hetimet për ish-numrin 2 të OFL, dosja në gjyq për nxjerrje sekreti hetimor

16 Korrik 2021, 12:09| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 10:17

  • Share

TIRANË- 7 muaj pasi kaloi të tre filtrat e vettingut, atë profesional, moral e për pasurinë, partnerët e huaj zbulojnë lidhjet e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, me dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion. Hetimet për Shkëmbin, siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton, kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjyq për nxjerrje të sekretit hetimor.

Hetimi për i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë. 

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për "korrupsion" dhe "nxjerrje sekreti hetimor". Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka "korrupsion" dhe tashmë ai do të hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?