Luigi Soreca

Përfundoi misionin në Shqipëri, Soreca: Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja Delegacionin e BE-së

15 Nëntor 2023, 20:47| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 20:49

  • Share

Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përfunduar sot detyrën e tij në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur se në këta 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

“Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyeshme derisa të bashkoheni me BE-në!”, shkruan Soreca, krahas postimit të disa fotove me stafin e delegacionit.

Kujtojmë se Luigi Soreca u rikthye në 1 shtator në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?