Spitali Sarandë

Përfshihet nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në spitalin e Sarandës

17 Qershor 2022, 09:19| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 15:07

  • Share

Rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në Spitalin e Sarandës.

Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e UPS së skanerit.

Në momentin që salla është përfshirë nga flakët nuk ka pasur evakuim të pacientëve apo punonjësve pasi zjarri ka qenë vetëm në një pajisje.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/06/2022 00:04

    Duhet te ishte bere nje evakuim patjeter edhe pse eshte vetem nje pajisje.Zjarri mund te kete qene i kufizuar,por a jane thirrur ekspertet qe te kontrollojne nese per shkak te zjarrit jane cliruar nga aparatura gazra,tymra,apo lende radioaktive qe perdoren ne aparaturat radiologjike? Dhe kur them eksperte,nuk e kam fjalen per zjarrfikesit,por per specialistet e radioaktivitetit.Edhe vete baterite e zakonshme kane permbajtje te rrezikshme qe behet akoma dhe me e rrezikshme kur zjarri eshte ne mes.Evakuim,kontroll,pastrim i ambientit do te kishin qene veprimet e sakta ne kete rast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?