Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Tajvan, 46 viktima dhe 41 të plagosur

14 Tetor 2021, 11:12| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 11:31

  • Share

TAJVAN- Një ndërtesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Tajvan, duke lënë pas 46 viktima dhe 41 qytetarë të plagosur.

Ndërtesa 13-katëshe u dogj rreth orës 3 të mëngjesit, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung. Rreth 55 persona janë dërguar në spital pasi u lënduan nga flakët dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Zjarrfikësit ene nuk e kanë konfirmuar shkakun e këtij zjarri, ndërsa vijojnë punën e kërkimit. Shefi i zjarrfikësve të qytetit Lee Ching-hsiu, paralajmëroi se priten më shumë viktima pasi disa njerëz mund të jenë ende të bllokuar midis katit të shtatë dhe të njëmbëdhjetë.

Kryebashkiaku Chen Chi-mai tha se ndërtesa ishte pjesërisht e braktisur, pasi më parë kishte qenë sallë restorantesh, karaokesh dhe një kinema.

Pamje nga vendi i ngjarjes

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?