Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Devoll, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

26 Dhjetor 2022, 11:10| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 12:04

  • Share

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Devollit, ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre. Nga mbrëmja e djeshme janë identifikuar flakët në këtë zonë, ku menjëherë në të kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Devollit për vënien në kontroll të flakëve.

Nuk dihet ende sa sipërfaqe është shkrumbuar, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm nga barinjtë e zonës. Vatra nuk paraqet rrezik të shtuar për përhapje të mëtejshme.

Autoritetet e Devollit bëjnë me dije se pranë zjarrit kanë mbërritur me kapacitet të plotë forcat zjarrfikëse. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkruar edhe banorët e zonës për të shuar flakët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?