Përfshihet nga flakët një ndërtesë e pabanuar në Durrës, zjarrfikësit shuajnë zjarrin

25 Shkurt 2022, 09:20| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 10:22

  • Share

Një godinë e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Godina dy katëshe në lagjen Nr.11 ishte e pabanuar prej disa vitesh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke vënën në kontroll flakët. Ngjarja është raportuar tek autoritetet nga bizneset aty pranë.

Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit ende nuk dihen. Report Tv ka siguruar edhe pamje nga vendgjarja ku shihen zjarrfikësit duke shuar flakët.

Mësohet se godina dy katëshe i përket dy vëllezërve me mbiemër Kokalari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?