VIDEO/ Shpërthen në flakë mjeti luksoz në Fier

2 Mars, 19:17| Përditesimi: 2 Mars, 19:36

  • Share

FIER – Një automjet ka shpërthyer në flakë në aksin Fier- Seman. Siç shihet edhe nga këto video që sjell Report Tv, makina është përfshirë totalisht nga flakët, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Mjeti Range Rover drejtohej nga 34-vjeçari F. R.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?