Pamje nga makina e djegur

Kronikë

Përfshihet nga flakët një makinë në rrugën e Kavajës, ka vetëm dëme materiale

7 Tetor 2021, 15:22| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 15:49

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Kavajës në Tiranë. Policia njofton se ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues  E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

'Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?