Përfshihet nga flakët një makinë në mes të Tiranës, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 13:53| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 15:35

  • Share

TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në kryeqytet, pranë Piramidës, ndërsa fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë jashtë saj pa pësuar lendime. 

Makina tip "Volkswagen Golf 5" është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme, ku sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e nj defekti teknike të automjetit.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe forcat një zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

"Sherbimet e policisë dhe  grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?