Pamje nga makina e djegur

Përfshihet nga flakët një makinë në By Pass-in e Vlorës

26 Gusht 2023, 20:02| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 20:22

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët në By Pass e Vlorës në afërsi të fshatit Tragjas.

Dyshohet se shkak i djegies së mjetit është një shkëndije elektrike.

'Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti  në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?