Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në rrugën 'Ali Demi' në Tiranë

12 Qershor 2020, 16:18| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 16:21

  • Share

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën 'Ali Demi', ku një makinë e parkuar ka marrë flakë në pjesën e motorit.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se është një ngjarje aksidentale, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?