Pamje nga vendngjarja

Përfshihet nga flakët një godinë në Ersekë, shpëtojnë dy të moshuarit

27 Nëntor 2023, 17:29| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

Ersekë - Një zjarr ka përfshirë një godinë në Boshanj të Ersekës, e cila ishte në pronësi të një çifti të moshuarish.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën që përdorej për gatim dhe mbajtjen e zahireve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse u bë i mundur izolimi i flakëve, të cilat depërtuan deri jashtë duke rrezikuar banesën ku jetonte çifti i moshuar, si dhe 3 banesa të tjera aty pranë.

Dyshohet se zjarri mund të shkaktuar nga oxhaku ose ndonjë shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?