Banesa e përfshirë nga flakët në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë! Shpëtohet e moshuara

21 Tetor 2022, 12:00| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:57

  • Share

Kati i tretë i një banese në lagjen “Partizani”, në rrugën “Ali Demi” është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa fatmirësisht është arritur që të shpëtohet një e moshuar, e cila ndodhej brenda. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale pasi flakët kanë djegur një pjesë të madhe të orendive të banesës.

Në momentin kur ka rënë  zjarri brenda shtëpisë ka qenë vetëm një e moshuar e cila u nxor nga banesa nga efektivët zjarrfikës dhe nuk ka marrë lëndime. Ende nuk dihet se cili qenë shkaku që shkaktoi zjarrin në këtë  banesë paraditen e sotme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?