Përfshihet nga flakët një banesë në Patos, humb jetën i moshuari

27 Prill 2022, 13:17| Përditesimi: 27 Prill 2022, 14:37

  • Share

Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30, ku i moshuari ndodhej brenda në banesë në momentin kur kanë shpërthyer flakët dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Mësohet se viktima ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërsa nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ishte i sëmurë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?