Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

8 Shtator 2021, 15:41| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 15:58

  • Share

MALIQ- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Drithas të Maliqit. Referuar informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shëndijë elektrike.

Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka asnjë të lënduar. Report Tv mëson se shtëpia është në pronësinë e shtetasit Arif Myftarago, i cili jeton i vetëm në këtë banesë.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët e duke shpëtuar pa dëmtime të zotin e banesës. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?