Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një banesë në Bilisht, zjarrfikësit në vendngjarje punojnë për shuarjen e zjarrit

14 Prill 2023, 16:27| Përditesimi: 14 Prill 2023, 16:46

  • Share

Një banesë në Bilisht të Devollit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites së sotme. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të F.A por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmeve materiale.

Në vendin e ngjarjes, janë të pranishëm forcat e repartit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat e përfshirjes së banesës nga flakët ndërsa grupi hetimor i policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rëines së zjarrit. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?