Kronikë

Përfshihet nga flakët një automjet i parkuar në qendër të Elbasanit! Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

18 Gusht 2021, 18:47| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 18:54

  • Share

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Elbasanit. Ngjarja u regjistruar rreth orës 17:55, në lagjen "Kala", ndërsa automjeti, në pronësi të një 22-vjeçari me inicialet E.S., është shkrumbuar pjesërisht.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?