Përfshihet nga flakët ‘Mercedes-i’ i parkuar në Vlorë, dëmtohet edhe automjeti përpara

22 Shkurt 2022, 09:42| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 10:32

  • Share

VLORË- Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar, Vlorën.

Zjarri në automjetin tip “Mercedes” në pronësi të Luciano Merko me targa AA667XV ra si pasojë e një defekti teknik në mjet.  

Siç shihet edhe nga videoja, një pjesë e automjetet përpara “Mercedesit” është djegur gjithashtu.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?