Pamje nga vendngjarja

Përfshihet nga flakët magazina në Berat! Zjarri shumë pranë fabrikave dhe disa banesave, zjarrfikësit në vendngjarje (FOTO)

26 Qershor 2022, 15:49| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 15:52

  • Share

BERAT- Një magazinë e cila shërbente për ruajtjen e ushqimit të bagëtive, me silazh dhe jonxhë në lagjen ‘Uznovë’ është përfshirë nga flakët.

Magazina rezulton shumë pranë dy fabrikave dhe banesave çka ka bërë që përhapja e flakëve ka trembur banorët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por ka pasur një ndërhyrje të shpejtë nga zjarrfikësit.

Si pasojë e zjarrit u shkrumbuan totalisht brenda magazinës 60 bala me ushqim për kafshët, jonxhë e foragjerë, rezervat e ushqimeve të banorëve të zonës për të ushqyer bagëtitë gjatë stinës.

Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Magazina e përfshirë nga flakët ndodhej pranë Fabrikës së lëkurëve dhe një fabrike të prodhimit e përpunimit të sallamit, që fatmirësisht nuk patën asnjë problem pasi forcat zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve në 30 minuta.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?