Foto nga vendngjarja

Përfshihet nga flakët magazina me produkte ushqimore në Durrës! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Fatmirësisht s’ka të lënduar, banorët e zonës njoftuan zjarrfikësit (FOTO)

18 Shkurt 2022, 10:19| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 10:25

  • Share

Një magazinë me produkte ushqimore është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë defekti teknik në disa pajisje, duke shkaktuar shkëndijë elektrike.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit që kanë shuar flakët në magazinën me produkte ushqimore.

Ndërkohë, një grup specialistësh kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Report Tv sjell edhe pamje nga brenda magazinës ku shihen të shkrumbuara produktet ushqimore.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?