Sarandë/ Zjarr në magazinën me bimë mjekësore, shuhen flakët por 'pushtohet' nga tymi! Shmanget rreziku për banesat pranë (Video)

12 Mars, 22:02| Përditesimi: 12 Mars, 23:05

  • Share

Një magazinë me bimë mjekësore në Qafë Gjashtë në Sarandë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje.

Në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse nga Saranda. Flakët janë izoluar, duke shmangur kështu rrezikun për t'u përhapur në banesat ngjitur me magazinën.

Por pas shuarjes së flakëve magazina dhe gjithçka rreth e rrotull është pushtuar nga tymi. Për të ndjekur nga afër situatën ka shkuar edhe kryetari i bashkisë Sarandë Oltion Çaçi.

Ora 22:53
Sarandë/ E pushtuar nga tymi, Report Tv sjell pamje nga magazina që u përfshi në flakë, zjarrfikësit nxjerrin bimët (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamje nga magazine me bimë mjekësore që është përfshirë në flakë këtë mbrëmje në Sarandë. Pasi është shuar zjarri magazina është mbuluar e gjitha nga tymi i zi, ndërsa zjarrfikësit shihen që nxjerrin bimët jashtë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?