Foto nga vendngjarja

Përfshihet nga flakët kati i dytë i hotelit ‘Rozafa’ në Shkodër, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

17 Janar, 21:48| Përditesimi: 17 Janar, 21:51

  • Share

SHKODËR- Kati i dytë i hotelit ‘Rozafa’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Për kë do të votonte sipas jush diaspora?