VIDEOLAJM/ Përfshihet nga flakët kamioni në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, shkak një defekt teknik

15 Gusht 2023, 20:19| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 20:27

  • Share

LUSHNJË- Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.

Drejtuesi i  kamionit ka parë tymin që ka dalë në pjesën e parme të kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës.

Pas tymit kamioni është përfshira nga flaket të cilat u hapën me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar më tej.

Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij, dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?