Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier, shkak ngarkesa në rrjet! Dhjetëra familje në errësirë

29 Nëntor 2023, 18:11| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 19:49

  • Share

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen “Kastriot Muço" në Fier.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

 Operatorët e OSHEE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?