Përfshihet nga flakët banesa në Kurbin, për të dytën herë brenda pak kohësh! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

15 Dhjetor 2022, 08:04| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 08:18

  • Share

Një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit është përfshirë nga flakët rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.  Zjarrfikësit e Laçit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin e flakëve.

Mësohet se në momentin kur ka rënë zjarri në banesë nuk ka pasur familjarë pasi shtëpia është e pa banueshme.

Nuk është hera e parë që kjo shtëpi përfshihet nga flakët, pasi ka ndodhur më parë dhe brenda një harku të shkurtë kohor dhe dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?