VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit brenda banesës në Berat, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e familjes

10 Prill 2023, 22:24| Përditesimi: 10 Prill 2023, 23:01

  • Share

Një banesë në fshatin Orizaj të Beratit është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Kanë qenë vetë të zotët e shtëpisë të cilët kanë sinjalizuar repartin e zjarrfikësve së Berat. Burime nga reparti bëjnë me dije se janë njoftuar për një zjarr në banesë në fshatin Orizaj.

Zjarrfikësit janë nisur menjëherë në vendngjarje ku falë ndërhyrjes së tyre është bërë e mundur shuarja e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit. Një pjesë e banesës së Agur Cakos ka shpëtuar mrekullisht pas ndërhyrjes së zjarrfikësve që vunë nën kontroll flakët.

Kuzhina u shkrumbua nga flakët për shkak të pajisjeve që ndodheshin brenda, madje edhe bomblën e gazit. Nga ndërhyrja ne kohë u bë e mundur që banesa të mos dëmtohej e gjitha.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?