Përfshihet nga flakët autobusi në Berat, mjeti i një shkolle private (VIDEO)

5 Mars 2023, 15:43| Përditesimi: 5 Mars 2023, 15:50

  • Share

BERAT- Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Berat. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por mësohet se sapo autobusi është parkuar është përfshitë nga flakët sapo është parkuar pranë shkollës nëntë vjeçare "Thimi Tani", lagjia Kushtrim. Mësohet se autobusi është nën pronësi të Ardian Çiço.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve. Pas disa minutash zjarrfikësja ka arritur të shuajë flakët dhe situata është vënë në kontroll. Autobusi mësohet se është i një shkolle private, por fatmirësisht ditën e sotme është ka qenë pushim dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa shkak dyshohet një defekt teknik.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?