Shpërthimi i autobusit në Itali

Itali/ Përfshihet nga flakët autobusi i Venecias në Urën e Lirisë, shoferi menaxhoi situatën! Vetëm dëme materiale (VIDEO)

21 Prill 2023, 20:35| Përditesimi: 21 Prill 2023, 20:38

  • Share

ITALI- Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje në Venecia në urën e ‘Lirisë’.

Për shkak të zjarrit, ura translagonale mes Venecias dhe Mestres u bllokua për disa orë. Autobusi i linjës Atv, Eastern Veneto Transport Company kryen shërbimet e linjës mes aeroportit Trevisio Canvora dhe piazzale Roma-Venecia.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Rreth gjysmës së rrugës përtej urës, shoferi ka vërejtur tymin, ndaj ka ndaluar menjëherë mjetin dhe ka lënë pasagjerët të zbresin. Motori do të kishte marrë flakë. Qarkullimi në urë është ndërprerë plotësisht në të dy drejtimet, si në korsinë për në Venecia ku ka ndodhur aksidenti, ashtu edhe në atë për Mestre.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit. Sipas një rishikimi fillestar nga policia, një pjesë mekanike e mjetit ka bërë që karburanti të përfundonte në motorin e nxehtë, duke shkaktuar kështu zjarrin.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?