Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Tiranë-Elbasan! Pasagjerët zbresin në kohë, s'ka të lënduar (VIDEO)

6 Dhjetor 2023, 18:12| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 23:02

  • Share

Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Luleve. Fatmirësisht pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bën shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në pjesën e pasme të autobusit.

'Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?