Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës pas rrjedhjes së gazit! Përfundon në spital 22 vjeçari

12 Janar 2023, 16:10| Përditesimi: 12 Janar 2023, 16:23

  • Share

Një apartament në lagjen 13 të Durrësit është përfshirë nga flakët rreth orës 15:20 të ditës së sotme. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombula që përdorej për gatim.

Ndërkohë është plagosur lehtë 22 vjeçari i identifikuar si F.T i cili aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?