Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë (VIDEO)

13 Mars 2023, 13:00| Përditesimi: 13 Mars 2023, 16:33

  • Share

VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Report Tv sjell pamje teksa shihen forcat zjarrfikëse që po shuajnë flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Kjo është hera e disatë që i vihet zjarri fushës së mbetjeve, ku rasti më i fundit ka qenë para 5 ditës.

Një problematikë e tillë po ndodh prej kohësh, e ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka deklaruar se zgjidhja është landifili i Sheristës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë avancim në këtë drejtim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?