Përfshihen nga flakët kodrat e Peshtanit në Fier! Era favorizon zjarrin, ndërhyrja me zjarrfikëse e vështirë

31 Mars, 15:41| Përditesimi: 31 Mars, 17:51

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Po sipas Hykës, zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.

Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave  të  Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor , ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve. Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse, duke përdorur mjete rrethanore.

Policia ka shoqëruar E.M dhe bashkëshortin e saj J.M, pasi zjarri fillimisht ra në tokën e tyre në fshatin Peshtanbregas e më pas në u përhap në sipërfaqet me ullinj, që ndodhej pranë kësaj toke.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?